Mirlind Daku i cili këtë sezon i ka lënë të gjithë me gojë hapur me formën fantastike të treguar te Ballkani në Superligën e Kosovës, duke shënuar 27 gola dhe dhuruar dy asiste, ndërsa flitet për një largim nga ekipi suharekas, njofton Insajderi.
Ky shpërthim në gola ka mjaftuar për të rënë në sytë e klubeve të njohura të Europës, që kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Në përfundim të këtij sezoni me shumë mundësi talenti dardan nuk do të rikthehet përsëri në radhët e Osijekut, klub që zotëron kartonin e tij, pasi karrierën pritet ta kalojë në tjetër kampionat.
Mediat në Kosovë zbulojnë se elita e futbollit austriak do të jetë destinacioni i ri për Mirlind Dakun. Emri i klubit që do të sigurojë firmën e sulmuesit 23-vjeçar ende nuk është bërë i ditur, megjithëse pritet të mësohet së shpejti. /Insajderi.com