U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë sfidat e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, ku nuk munguan surprizat, teksa u regjistruan 14 gola, njofton Insajderi.
Kryesuesit e Interit, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Spezias së Ardian Ismalit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Farias, ndërkohë që ‘zikaltërit’ barazuan me Perisiç në të 39-tën. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të interistëve, rezultati mbeti i pandryshuar.
Ndërkohë Juventusi i Pirlos, u rikthye te fitorja, duke mposhtur me përmbysje 3-1 Parmën. Dopieta e Alex Sandor dhe goli i De Ligt, i siguruan tre pikë të rëndësishme ‘bardhezinjve’.
Në sfidat e tjera, Cagliari ka mposhtur si mysafir Udinesen me rezultat 0:1, gjithashtu Sampdoria arriti të fitonte në transfertë te Crotone me shifrat 0:1, teksa përballjet Genoa-Benevento u mbyll 2:2 dhe Bologna-Torino u mbyll në barazim 1:1. /Insajderi.com