Berisha humb penalltinë duke u munduar të shënonte “Panenka” në Kupën e Rusisë

Berisha humb penalltinë duke u munduar të shënonte “Panenka” në Kupën e Rusisë

Në sfidën e gjysmëfinales së Kupës së Rusisë midis Akhmat Groznyt dhe Krylya Sovetov Samara e cila përfundoi me shifrat 0-0, por skuadra mike u kualifikua për në finalen e madhe pas penalltive, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka humbur mundësinë e shënimit e një 11-metërshi si “Panenka”, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Kosovës e humbi shansin e shënimit kur sfida ishte drejtuar drejt pikës së penalltive për të vendosur finalistin e Kupës.

Kështu në fund, takimin e Kupës e fituan mysafirët me rezultat 1:4 nga penalltitë, ndërsa ekipi i Berishës do të vazhdojë garat në elitën ruse, ku ndodhet në vendin e 10-të në tabelë me 35 pikë. /Insajderi.com