Të paktën 13 pacientë kanë vdekur pasi një zjarr që shpërtheu të premten në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali të ndërtuar për të trajtuar pacientët me COVID-19 në Indi, transmeton Insajderi.
Zjarri ndodhi në zonën Virar të shtetit Maharashtra, e cila është rreth 70 km në veri të Mumbait.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur ngushëllime në Twitter duke e cilësuar incidentin si “tragjik”, raporton BBC.
Incidenti vjen në mes të një vale të dytë vdekjeprurëse të infeksioneve në Indi.
India ka shënuar rekord botëror të numrit ditor të rasteve me Covid-19, pasi regjistroi 332.730 raste të reja në njëzetekatër.
Përpos rekordit të personave të infektuar, gjatë kësaj periudhe India regjistroi edhe rekord të viktimave, duke shënuar 2.263 të vdekur për një ditë. /Insajderi.com