Kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë xhiro për t’u luajtur në La Liga, gara për titull po zhvillohet në mes katër skuadrave.
Atletico Madrid, po prin me 73 pikë pasuar nga rivali lokal, Reali i cili ka grumbulluar 70 pikë.
Me fitoren ndaj Getafe, 5 me 2, Barcelona arriti kuotën e 68 pikëve, por ka një ndeshje më pak sesa dy klubet nga Sevilla.
Ndërsa, befasi është Sevilla. Fitorja në udhëtim ndaj Levantes bëri që të shkojnë në 67 pikë – gjashtë më pak se Atletico Madrid. /Insajderi.com