Tifozeritë e Manchester United dhe Liverpool protestojnë kundër ekipeve të tyre që nënshkruan Super Ligën Europiane

Tifozeritë e Manchester United dhe Liverpool protestojnë kundër ekipeve të tyre që nënshkruan Super Ligën Europiane

Edhe pse Super Liga Europiane u shkatërrua ende pa filluar mirë, irritimi i tifozëve ndaj klubeve të tyre nuk është larguar Akoma, njofton Insajderi.

Pas tifozëve të Arsenalit, të cilët ditën e djeshme dolën në protestë, duke kërkuar largimin e presidentit, për shkak se firmosi që skuadra londineze të marrë pjesë ne Super Ligë, ditën e sotme ka qenë radha e tifozëve të Manchester United dhe Liverpool për të dalë në protestë.

Tifozeritë e të dyja klubeve, kanë protestuar kundër kryesive, të cilat janë amerikane, ku kanë kërkuar largimin e tyre, pasi skuadra firmosi në Super Ligë.

Më e madhe ka qenë protesta e tifozëve të United, ku përveç sharjeve dhe brohoritjeve, nuk munguan as pankartat, ashtu si në çdo protestë. /Insajderi.com