Superliga me tre ndeshje në program të dielën dhe me dy super derbi

Superliga me tre ndeshje në program të dielën dhe me dy super derbi

Superliga e Kosovës në futboll, gjatë të dielës do të vazhdojë me javën e 30-të kampionale, ku në program ka tre ndeshje, mes atyre ndeshjeve janë dy derbi, njofton Insajderi.

Xhiro e 30-të në Superligë na ka rezervuar përballjen e top katër ekipeve të para si dhe një përballje tjetër mes ekipit të pestë dhe të shtatë në renditje.

Ballkani i vendit të dytë pret në Suharekë mysafirët e Gjilanit, të cilët renditen në vendin e katër në ligë me 43 pikë, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Ismet Munishit me ish-ekipin e tij Ballkanin. Në anën tjetër ekipi nga Suhareka ndodhet në vendin e dytë në ligë me 61 pikë, tre më pak se Drita lidere.

Derbi i javës pa dyshim se zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku kampioni aktual Drita dhe liderja momentale e Superligës pret mysafirët nga kryeqyteti, Prishtinën. Drita ndodhet në krye të klasifikimit me 64 pikë, ndërsa Prishtina ndodhet në vendin e tretë me katër pikë më pak. Me një fitore eventuale të Prishtinës, lufta për titull do të bëhej edhe më e ashpër.

Ndeshja e fundit në program e së dielës zhvillohet mes ekipeve nga mesi i tabelës, ku Llapi në shtëpi pret Trepçën ’89. Vendasit ndodhet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa ekipi nga Mitrovica ndodhet në vendin e shtatë me një pikë më pak.

Kështu, java e 30-të në Superligës mund ta bëjë edhe më të ashpër luftën për titull, mirëpo pas kësaj xhiro mund të sqarohen shumë gjëra rreth kreut të tabelës. Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Insajderi.com