Edi Sylisufaj shënon gol në sidën që Falkenbergs humbi ndaj Osters në kampionatin suedez

Edi Sylisufaj shënon gol në sidën që Falkenbergs humbi ndaj Osters në kampionatin suedez

Mesfushori shqiptar, Edi Sylisufaj është bërë protagonist ditën e djeshme në kampionatin suedez, duke shënuar për ekipin e tij Falkenberg në sfidën ndaj Osters, ndeshjen të cilën e humbi ekipi i tij me shifrat 2:1, njofton Insajderi.

22 vjeçari kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 54-të ndeshjes, teksa arriti të tregohet i saktë para portierit pas një pasimi nga e djathta.

Ky është goli i parë i Sylisufajt për ekipin e tij Falkenberg këtë sezon. Mesfushori zgjodhi vitin e kaluar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, teksa deri tani është grumbulluar me moshat e 21 vjeçarëve të Kosovës dhe shihet si talent me potencial të madh për të ardhmen. /Insajderi.com