Shkëndija e Tetovës ka mundur me përmbysje 3-1 skuadrën e Borecit, dhe shpallet zyrtarisht kampione e Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.
Heronjtë për tetovarët në këtë ndeshje ishin Murati, Ibrahimi dhe Hebaj të cilët realizuan në harkun kohorë të shtatë minutave për të marrë një fitore të madhe me përmbysje.
Shkëndija shpallet kështu kampione pas 29 javëve kampionat teksa ndodhet 13 pikë diferencë nga Shkupi i vendit të dytë kur kanë mbetur dhe katër javë kampionat. /Insajderi.com