Në javën e 29-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, katër xhiro para mbylljes së kampionatit, Shkëndija e Tetovës shpallet kampion, ndërsa tre ekipet tjera shqiptare, dy prej tyre kanë shënuar fitore, ndërsa një tjetër është mposhtur, njofton Insajderi.
Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër ekipit të Rabotniçkit me golat e realizuar nga Cvetanovski (79’) dhe Iseni (89’). Me këto tre pikë, ekipi nga kryeqyteti shkon në kuotën e 55 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, shtatë më shumë se vendi i tretë dhe 13 pikë më pak se Shkëndija kampione.
Në ndeshjen tjetër Struga ka fituar si mysafire e Makedonija GP me shifrat 2:3, teksa golat për ekipin nga Struga u shënuan nga Altiparmakovski (84’), Bosancic (90’) ndërsa golin e fitores për mysafirët e shënoi përsëri Altiparmakovski në minutën e gjashtë shtesë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Me këto tre pikë, Struga i afrohet në vetëm një pikë vendit të tretë që mbahet pikërisht nga kundërshtari i sotëm me 48 pikë, teksa struganët kanë 47 sosh.
Në sfidën e fundit, Renova ka pësuar disfatë si mysafire e Pelisterit me shifrat 1:0. Renova ndodhet në pozitën e 10-të me 31 pikë, pozitë që e dërgon në ndeshjet e barazhit ekipin shqiptar. /Insajderi.com