Milan kërkon talentin norvegjez të Genk

Milan kërkon talentin norvegjez të Genk

Milani po kërkon një profil të ri për ta përfshirë në mesfushë ku tashmë vendin e sigurt për sezonin e ri e kanë vetëm Kessie, Bennacer dhe Tonali, njofton Insajderi.

Ditët e fundit drejtuesit ‘kuqezi’ kanë shprehur interes për Christian Torstvedt, mesfushorin norvegjez në pronësi të Genkut. I lindur në vitin 1999, ai ndërthur aftësi fizike me një bazë të mirë teknike.

Vlerësimi i kartonit varion mes 12 dhe 15 milionë eurove, por “Djalli” duhet të nxitojë, pasi disa klube angleze e kanë piketuar talentin norvegjez. /Insajderi.com