Superliga turke: Besiktas dhe Galatasaray shënojnë fitore

Superliga turke: Besiktas dhe Galatasaray shënojnë fitore

Besiktas dhe pretendenti për titullin e kampionatit Galatasaray fituan ndeshjet e tyre të Superligës të shtunën për të vazhduar betejën për titullin, njofton Insajderi.

Besiktas, të cilit i mungojnë lojtarët kryesorë si Atiba Hutchinson, Vincent Aboubakar dhe Cyle Larin, kishte një fillim të furishëm pasi Rashid Ghezzal shënoi nga penalltia në minutën e katërt kundër Kayserispor-it.

Megjithatë, Kayserispor menjëherë u kundërpërgjigj, kur Pedro Henrique shënoi golin e barazimit në minutën e gjashtë.

Besiktas edhe një herë kaloi në epërsi, kësaj here me Georges Kevin N’Koudou, i cili shënoi me një goditje brenda zonës së penalltisë.

Me 75 pikë në 35 ndeshje, liderët e tabelës rritën epërsinë në 3:1 në minutën e 65-të me N’Koudou-n përsëri.

Galatasaray, gjashtë pikë prapa udhëheqësit Besiktas, shënoi fitore kundër Antalyaspor-it në një ndeshje si mysafir me golin e shënuar nga Mostafa Mohammed.

Pasi humbi shumë raste, Galatasaray gjeti golin me Mohamed në minutën e 77-të, kur sulmuesi egjiptian shndërroi pasimin e ulët të futbollistit Sener Ozbayraklı brenda zonës së rreptësisë.

Galatasaray tani ka 69 pikë, po aq sa Fenerbahçe. /Insajderi.com