Arrin ndihma e parë me furnizime mjekësore nga Britania e Madhe në Indi

Arrin ndihma e parë me furnizime mjekësore nga Britania e Madhe në Indi

Furnizimet mjekësore me ventilatorë dhe pajisje të oksigjenimit këtë të martë kanë arritur nga Britania e Madhe në Indi, për ta parandaluar përhapjen shkatërruese të Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Kjo është dërgesa e parë ndërkombëtare që ka arritur në Delhi, raporton BBC.

India ka regjistruar 320 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 17 milionë.

“Spitalet janë të mbingarkuara, ndërkaq njerëzit janë duke pritur rrugëve”, thuhet në artikullin e publikuar nga kjo media.

Shtete e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania janë në mesin e vendeve që do të dërgojnë ndihma në disa nga vendet e prekura nga pandemia./Insajderi.com