Në dy rajonet e këtij shteti evropian, 1 në 8 njerëz është milioner

Në dy rajonet e këtij shteti evropian, 1 në 8 njerëz është milioner
Burimi i fotografisë: James D. Morgan/Getty Images 

Në kantonet zvicerane të Schwyz dhe Zug një në tetë banorë janë milionerë, njoftoi SonntagsBlick, transmeton Insajderi.

Gazeta zvicerane publikoi gjetjet të Dielën, bazuar në një analizë të statistikave qeveritare duke përfshirë të dhënat për taksat dhe pasurinë.

Të vendosura në Zvicrën qendrore, Schwyz dhe Zug kanë norma më të ulëta të taksave personale krahasuar me kantone më të mëdha, me popullsi më të dendur duke përfshirë Cyrihun dhe Gjenevën.

Christoph Schaltegger, një profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Lucernit, tha se shembujt e Schwyz dhe Zug tregojnë se konkurrenca e taksave midis kantoneve është një gjë e mirë.

“Kjo u jep rajoneve të largëta dhe strukturalisht të dobëta mundësinë për të afirmuar veten kundër qendrave tërheqëse urbane,” tha ai në SonntagsBlick.

Përgjatë Zvicrës si një e tërë, numri i milionerëve për 1.000 taksapagues ishte 62 në 2017, raportoi gazeta.

Banorët e Baar, Zvicër paguajnë rreth 7.5% në taksa personale për 100,000 franga zvicerane të të ardhurave sipas shërbimit të përgatitjes së taksave Transforma AG. Banorët e Gjenevës paguajnë rreth 16%. /Insajderi.com