Ministria e Shëndetësisë del me një njoftim për bizneset e gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë del me një njoftim për bizneset e gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në restaurante, hotele dhe kafiteri lejohen të ulen vetëm nga katër persona në një tavolinë, njofton Insajderi.

Këto masa janë marrë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

MSH gjithashtu ka theksuar se lejohen vetëm deri në 40 klientë për 100 m2, që do të thotë katër persona për 10m2.

“Të nderuar qytetarë, Në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19, jeni të OBLIGUAR të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në secilën kafiteri, hotel apo restaurant”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa, sipas masave të fundit të Qeverisë së Kosovës, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në orën 22:00. /Insajderi.com