Tifozët “Kuq e Zi” mbërrijnë në Palermo

Tifozët “Kuq e Zi” mbërrijnë në Palermo

Shqipëria do të ketë një ndeshje të vështirë sonte në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Kuqezinjtë do të takohen me kombëtaren italiane në stadiumin Renzo Barbera të Palermos.

E në rrugët e këtij qyteti kanë arritur tifozët kuqezinj dhe me këtë video emocionuese ftojnë të gjithë shqiptarët që të jenë në stadium në ndeshjen e sotme, njofton Tele Sport.

Grupi i tifozëve do të shkojë në fshatin Arbëresh, ku do të ketë edhe një ceremoni.

Takimi  Itali : Shqipëri fillon në ora 20:45 dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.

Kombëtares tonë në Itali do të i mungojnë dy mbrojtësit kryesor Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti./Insajderi.com

Live nga Sheshi Politeama Palermo/per Telesport FatlumKurtajPhotography

Posted by Telesport on Friday, 24 March 2017