Tre lojtarë të Galatasaray-it kontraktuan Coronavirusin (COVID-19), konfirmoi sot klubi turk i futbollit, njofton Insajderi.
Emrat e lojtarëve të prekur nga COVID-19 nuk u bënë të ditur. Ata janë izoluar dhe trajtimi i tyre ka filluar.
Galatasaray është në vendin e tretë me 69 pikë dhe do të presë Ittifak Holding Konyaspor në një ballafaqim të mërkurën të Super Ligës së Turqisë. /Insajderi.com