Benzema barazon shifrat ndaj Chelseat

Benzema barazon shifrat ndaj Chelseat

Pasi kaloi Chelsea në epërsi me Pulisiç në minutën e 14-të të ndeshjes, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e Realit të Madridit, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 29-të e ndeshjes, ku pas një korneri të shkurtuar, Marcelo kroson në zonë, ku pas një devijimi të vogël të topit nga Militao, Benzema pranon topin me kokë, teksa godet fuqishëm topin më të djathtën, duke kaluar mbi portierin mysafir, kështu duke barazuar rezultatin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. /Insajderi.com