Kroacia regjistron 52 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Kroacia regjistron 52 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 52 viktima dhe 1.797 raste të reja të Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 13.330. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre 2.263 pacientë janë në spital, ndërsa 261 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 324.833 raste me COVID-19 nga të cilët 6.957 e kanë humbur jetën. Gjithsej 304.546 persona janë shëruar, nga të cilët 1.847 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht në vet-izolim janë 30.996 persona. Deri më tani 1.772.515 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 9.890 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com