Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se Qeveria duhet të ndihmojë “Kosova Thengjillin”, në mënyrë që 200 punëtorë t’i ruajnë vendet e tyre të punës.
Kjo çështje u diskutua të mërkurën në Komisioni Parlamentar për Ekonomi.
Nga “Kosova Thëngjilli”, thanë se tarifa nga KEK-u ka bërë që Ferronikeli të furnizohet me thëngjill në Mal të Zi dhe Serbi.
Kjo krijon humbje e rrjedhimisht edhe mbetjen papunë të punëtorëve aty.
Për ta zgjidhur këtë problematikë, Ismaili përmendi Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Ligji për rimëkëmbje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, përfshirë KEK-un. Pasiviteti i Qeverisë rrezikon Kosova Thengjillin, prandaj duhet të intervenohet. Nëse Qeveria nuk vepron, kjo kalon në abuzim e jo veç pasivitet” deklaroi Ismaili. /Insajderi.com