Luis Suarez ishte shumë afër transferimit tek Juventus merkaton e kaluar, por skandali mbi provimin e gjuhës italiane prishi të gjitha tratativat aq sa prokuroria italiane filloi një hetim për këtë skandal, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, në dëshminë para hetuesve, Andrea Agneli ka fajësuar drejtorin Fabio Paratiçi për të gjithë situatën duke mohuar të ketë gisht në ketë skandal. Gjithashtu Agneli shprehet se lajmin e mësoi nga mediat pasi nuk ishte vënë në dijeni nga Paratiçi.
“Nuk mbaj mend të jem informuar mbi këtë çështje. Unë e mora vesh në gazeta në lidhje me provimin e Suarez dhe telefonova vetë lojtarin për ta falënderuar. Megjithatë, unë nuk merrem me kushtet e kontratës pasi negociatat ndiqen nga Fabio Paratiçi brenda kufijve të buxhetit të caktuar”, shprehet Agneli në deklaratat e tij. /Insajderi.com