Marquinhos kalon në avantazh PSG-në kundër Cityt

Marquinhos kalon në avantazh PSG-në kundër Cityt

Po luhet duke filluar nga ora 21:00 ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Manchester Cityt, ndërsa pas një çereku lojë, parisienët kanë kaluar në epërsi, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 15-të e sfidës, kur pas një rivënie nga këndi nga Di Maria, më së miri gjendet në zonën e mysafirëve mbrojtësi brazilian, i cili shkëputet lartë, duke goditur topin me kokë, kështu duke kaluar nikoqirët në epërsi, ndërsa Ederson vetëm shikoi topin si përfundoi pas shpinës së tij, pa mundur të reagonte më shumë. /Insajderi.com