Marcelo mungon në sfidën e kthimit në Champions kundër Chelseat, është komisioner në Asamblenë e Madridit

Marcelo mungon në sfidën e kthimit në Champions kundër Chelseat, është komisioner në Asamblenë e Madridit

Marcelo pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, e cila do të zhvillohet një javë më vonë në sfidën gjysmëfinale të Champions League. Futbollisti brazilian është komisioner në Asamblenë e Madridit, e cila do të zhvillohet më 4 maj, njofton Insajderi.

Marcelo ka shtetësi spanjolle dhe kjo e detyron atë që të thirret për të punuar në qendra e votimit. Reali do të luajë një ditë më vonë me Chelsean, por drejt Londrës është planifikuar pikërisht më 4 maj, kur Marcelo duhet të jetë si komisioner.

Në këtë situatë, mediat spanjolle njoftojnë se Marcelo rrezikon të mungojë për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, me drejtuesit e Realit që po punojnë për ta larguar nga angazhimi në zgjedhje. /Insajderi.com