Solskjaer para sfidës ndaj Romës: Kemi përballë një skuadër të madhe, me histori siç është Roma

Solskjaer para sfidës ndaj Romës: Kemi përballë një skuadër të madhe, me histori siç është Roma

Manchestert United bëhet gati për të për gatitur Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës dhe në konferencën për shtyp, trajneri i “Djajve të Kuq” e nis nga deklaratat e tij pas fitores ndaj Granadës, ku ai u shpreh se nuk e njeh mjaftueshëm kundërshtarin italian të turit të ardhshëm, njofton Insajderi.

“Pas ndeshjes kundër Granadës isha i lumtur që kaluam turin dhe nuk e njihja mirë kundërshtarin e ardhshëm, por Roma është një skuadër e madhe, me histori. Kam edhe fanellën e Tottit dhe De Rossit të firmosura dhe i njoh shumë mirë cilësitë e tyre. Nuk i kemi ndjekur shumë, por që kur mësuam se do të jenë rivalët tanë, u informuam. Nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt”, tha fillimisht tekniku norvegjez.

Më tutje, Solskjaer foli edhe për ndeshjen e sotme, duke thënë: “E dimë se sa e rëndësishme është ta fitosh këtë kompeticion dhe jemi përqendruar në Ligën e Europës me të dalë nga Champions-i. Kemi sfiduar skuadra me histori të madhe, si Milani dhe tani mungojnë vetëm dy ndeshje nga finalja”, shtoi Solskjaeri, i cili njoftoi se Markus Rashford është rikuperuar dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës angleze. /Insajderi.com