Formacionet e dy sfidave gjysmëfinale në Europa League

Formacionet e dy sfidave gjysmëfinale në Europa League

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhen dy gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ku Manchester United do të presë në “Old Trafford” Romën, ndërsa Arsenalit do të luajë në shtëpinë e Villarrealit, njofton Insajderi.

Të gjithë sytë e tifozëve do të jenë tek sfida United-Roma, pasi pritet sfidë që premton rivalitet dhe spektakël. Ekipi italian do të vijë me moral të madh në këtë sfidë pas përcjelljes magjike që i bënë tifozët në momentin e nisjen për në Angli. Ndërkohë që Solskjaer kërkon të konfirmojë formën e mirë të ekipit të tij, teksa një Kupë europe dhe vendi i dytë në kampionat do të ishin arritje pozitive për norvegjezin.

“Djajtë” do të vijnë në këtë ndeshje me grupin e plotë, përveç sulmuesit francez Anthony Martial, i cili do të mungojë për shkak të dëmtimit në gju. Ndërkohë në krahun tjetër, Fonseca do të vije më mungesat e Calafiorit, Zaniolos dhe Pedros.

Në sfidën tjetër, Villarreali konfirmohet si surpriza e kompeticionit, duke ja dalë mjaft mirë të kalojë të gjitha raundet deri në gjysmëfinale. Ndërkohë që sezoni i dobët në kampionat për Arsenalin, mund të ngushëllohej me fitimin e një trofeu këtë sezon, por më parë duhet të kalojnë Villarrealin. /Insajderi.com