Nga një sulm me bombë në Parwan të Afganistanit, tre policë kanë humbur jetën

Nga një sulm me bombë në Parwan të Afganistanit, tre policë kanë humbur jetën

Në një sulm me bombë në Parwan të Afganistanit kanë humbur jetën tre policë, transmeton Insajderi.

Komandanti i policisë në Parwan, Abdul Vasi Rahimi njoftoi se mjeti shpërthyes i vendosur rreth rrugës në Charikar, në Parwan, u aktivizua kur në atë pjesë të rrugës kaloi një automjet i patrullës policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Rahimi theksoi se kanë humbur jetën 3 policë. Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Derisa nga njëra anë përleshjet dhe dhuna janë gjithnjë më të shpeshta, nga ana tjetër vazhdojnë përpjekjet për negociata paqësore për të vendosur stabilitet në vend.

Autoritetet afgane për sulme të tilla përgjegjës i konsiderojnë talebanët. /Insajderi.com