Solskjaer: Asgjë nuk ka mbaruar, presim ndeshjen në Olimpico

Solskjaer: Asgjë nuk ka mbaruar, presim ndeshjen në Olimpico

E mposhtën Romën 6 me 2 në Old Trafford, por trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se “asgjë nuk ka mbaruar.

“Jo nuk e ndiej se puna është bërë, por ishte një punë e mirë. Ne bëmë mirë por e dimë që ata kanë cilësi”.

Man United e përmbylli pjesën e parë në disavantazh ndaj Romës, por, “djajtë e kuq” u rikthyen me pesë gola në pjesën e dytë.

Ndërsa, skuadra rivale e Man United në Premier League, Arsenali nuk kaloi mirë në gjysmëfinalen tjetër të Europa League.

U mposhten 2 me 1 nga skuadra e La Liga, Vilareali. /Insajderi.com