Punëtorët e sektorit privat kërkojnë që paga minimale të jetë 300 euro

Punëtorët e sektorit privat kërkojnë që paga minimale të jetë 300 euro

Më 1 maj, në shesh për protestë – punëtorët e sektorit privat kërkuan që paga minimale të jetë 300 euro.

“Ne nuk jemi rob, por jemi punëtorë”, ‘Stop diskriminimit” ishin disa nga pankartat që mbanin në dorë teksa shprehnin pakënaqësinë e tyre per situatën në të cilën gjenden.

Ankohen se nuk kanë siguri në punë, madje thonë se Kosova është e fundit në rajon.

“Kur një punëtor humbë jetën qeveria nuk e kthen kokën për të shikuar nëse një punëtor mund të mbulojë ceremoninë e varrimit me pagën e tij 200 euro. Qeveria premtoi se me pakon ekonomike punëtorët do të paguhen tri herë më nga 300 euro, por kjo nuk ndodhi”, deklaroi Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve.

Të tjera kërkesa pos pagës minimale dhe rritjes së sigurisë ishte edhe krijimin e Gjykatës së Punës. /Insajderi.com