Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligë, njofton Insajderi.
Ekipi nga Gjilani kthehet te fitorja pas dy ndeshjeve, duke e mposhtur ekipin e Drenasit, teksa golat për nikoqirët në këtë takim u shënuan nga Alidemaj (15’), Fazliu në minutën e 49-të dhe Shabani realizoi në minutën e 74-të të sfidës.
Në anën tjetër, golin e vetëm për miqtë nga Drenasi e shënoi Simonovski në minutën e 83-të të ndeshjes.
Me këto tre pikë, Drita përkohësisht kalon në vendin e parë me 68 pikë, një më shumë se Ballkani dhe dy më shumë se Prishtina, por gjilanasit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.
Feronikeli pas kësaj disfate, mbetet në vendin e shtatë në ligë me 35 pikë, dy më shumë se Arbëria që ndodhet në zonën e rrezikshme. /Insajderi.com