Armando Broja shënon gol në Holandë, kalon në epërsi Vitessen ndaj Zwolles

Armando Broja shënon gol në Holandë, kalon në epërsi Vitessen ndaj Zwolles

Armando Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Vitesses, në huazim nga Chelsea, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen që Vitesse është duke luajtur ndaj Zwolles.

Broja pas një asisti perfekt nga Bruns në minutën e 27-të, është shkëputur në drejtim të portës kundërshtare dhe e ka mposhtur portierin, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i 11-të sezonal për Brojën, 10 në kampionat dhe një në Kupë, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq sulmuesi shqiptar. /Insajderi.com