PSG mposht Lens, merr kreun në Ligue 1

PSG mposht Lens, merr kreun në Ligue 1

PSG-ja fitoi 2-1 kundër Lensit në ndeshjen për javën e 35-të të Ligës së parë në Francë, teksa parisienët ngjiten në vendin e parë në kuotën e 75 pikëve, dy më shumë se Lille e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, njofton Insajderi.

Golin e avantazhit për PSG-në e shënoi Neymar në minutën e 33-të të takimit, me sulmuesin brazilianin i cili kthehet tek goli në kampionat pas një mungese tre mujore.

Të dytin e shënoi mbrojtësi Marquinhos në minutën e 59-të të takimit pas një pasimi të bukur të Neymar, teksa ngushtuan rezultatin mysafirët me Ganago i cili shënoi në minutën e 61-të.

PSG-ja ngjitet kështu në krye të kampionatit dhe pret ndeshjen e Lille e cila do të luajë sonte kundër Nice. /Insajderi.com