Korea e Veriut akuzon Joe Biden se po ndjekë politikë armiqësore ndaj programit bërthamor të tyre

Korea e Veriut akuzon Joe Biden se po ndjekë politikë armiqësore ndaj programit bërthamor të tyre

Korea e Veriut ka akuzuar se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Biden, është duke u përgatitur ta zbulojë strategjinë e tyre bërthamore, transmeton Insajderi.

Nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kanë deklaruar se komentet e fundit nga Washingtoni kanë treguar se Biden është i vendosur ta mbajë një “politikë armiqësore”, shkruan BBC.

Këtë javë, Biden e quajti programin bërthamor të Koresë së Veriut një “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai është duke planifikuar të ketë një qasje të “kalibruar” ndaj Koresë së Veriut.

Në një deklaratë të dhënë për mediat shtetërore të dielën, kryediplomati i Koresë së Veriut, Kwon Jong-Gun, i quajti “të patolerueshme” dhe “gabime të madha” komentet e Bidenit në lidhje me programin bërthamor korean.

“Deklarata e tij pasqyron qartë qëllimin e tij për të vazhduar zbatimin e politikës armiqësore ndaj Koresë së Veriut, siç ishte bërë nga SHBA-ja për më shumë se gjysmë shekulli”, tha Kwon Jong-Gun./Insajderi.com