Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sonte ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin 2022, përcjell Insajderi.
“Dardanët” në udhëtim përballën më nënkampionët e botës, Suedinë.
Takimi fillon në orën 18:00.
Të premten, Suedia fitoi ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 34:22.
Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje sa ka zhvilluar.
Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë./Insajderi.com