Zekaj arrin në finale të “European Open” të Zagrebit

Zekaj arrin në finale të “European Open” të Zagrebit

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, ka arritur në finale të “European Open”, garën që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, njofton Insajderi.

Për të arritur në finale Zekaj në kategorinë deri 100 kg, xhudisti kosovar në gjysmëfinale ka mposhtur xhudistin nga Kroacia, Marko Kumric me IPPON.

Në finale, Zekaj do të takohet me xhudistin nga Ukraina, Anton Savytskiy. Kështu, me kalimin në finale të Zekajt, Kosova siguron medaljen e dytë nga kjo garë, pasi dje Laura Fazliu i siguroi Kosovës medaljen e bronztë.

Mbetet të shihet se a do të stolistet me medalje të artë apo të argjendtë xhudisti i ri dhe mjaft premtues kosovar, Shpati Zekaj. /Insajderi.com