Hans Flick njoftoi se do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, teksa ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij, njofton Insajderi.
Prej kohësh thuhet se tekniku bavarez, do të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas largimit të Joachim Low, megjithatë ende nuk është zyrtarizuar kjo lëvizje.
“Sport1” në Gjermani, shkruan se në gjurmët e trajnerit Flick janë dy skuadra. Juventusi që e ndjek prej kohësh, por kjo duket shumë e vështirë për t’u arritur dhe së fundmi Tottenhami. Londinezët janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe Flick është një nga pëlqimet e mëdha të drejtuesve për stolin.
Megjithatë raporti i sipërpërmendur shkruan se trajneri gjerman tashmë e ka vendosur të ardhmen dhe do të marrë drejtimin e Gjermanisë, me zyrtarizimin që pritet në ditët e ardhshme. /Insajderi.com