Tottneham mposht bindshëm Sheffield United, Bale realizon tre gola

Tottneham mposht bindshëm Sheffield United, Bale realizon tre gola

Tottenhami arriti të triumfonte me rezultatin 4-0 në shtëpi ndaj Sheffield United në sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Premier Ligës angleze. Protagonist absolut në këtë triumf ishte padyshim uellshiani, Gareth Bale, i cili arriti të realizonte tripletë, njofton Insajderi.

31-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 36-të, për të vijuar më pas në minutat 61-të dhe 69-të. “Pokerin” në këtë përballje e kompletoi, koreano-jugori, Heung-Min Son, i cili në minutën e 77-të, tundi rrjetën.

Me këtë triumf, Tottenhami u ngjit në vendin e 55-të me 56 pikë, pesë më pak se Chelsea i vendit të katërt. Në sfidën e radhës skuadra londineze, do të jetë mysafire, në transfertë ndaj Leeds United të Bielsës. Vlen të theksohet fakti se Bale, nuk shënonte një tripletë, që prej dhjetorit të vitit 2012, kur uellsiani ishte pjesë e Tottenhamit. /Insajderi.com