Llapi afron në skuadër sulmuesin brazilian Dos Anjos

Llapi afron në skuadër sulmuesin brazilian Dos Anjos

Skuadra e Superligës, Llapi nuk ka pritur hapjen e afatit kalimtar të verës, teksa ka prezantuar afrimin e parë për sezonin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi llapjan, ka prezantuar afrimin e sulmuesit brazilian, Alef Firminjo Dos Anjos. Ky i fundit sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së NK Dubrava në Ligën e Dytë në Kroaci, ku ishte nga lojtarët më të mirë të sezonit, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë tetë asiste gjatë gjithë kampionatit, në 26 ndeshje të zhvilluara.

Dos Anjos është bashkuar me Llapin që në muajin prill, teksa tashmë ka bindur drejtuesit dhe është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës. /Insajderi.com