Mërgim Vojvoda e ka bërë sefte në Serie A. Anësori i Kosovës ka gjetur rrugën rrjetës në sfidën e sotme ndaj Parmës, të vlefshme për javën e 34-të në Serie A, njofton Insajderi.
Pas një depërtimi mjaft të bukur në minutën e 63-të nga e majta nga ana e Ansaldit, mbrojtësi argjentinas asistoi për 26-vjeçarin shqiptar, i cili me portën e boshatisur, nuk fali duke kaluar në avantazh Torinon.
Një gol ky tepër i rëndësishëm. Vlen të theksohet fakti se skuadra e trajnerit Nicola është në luftë për mbijetesë, teksa në 33 sfida ka arritur të sigurojë 34 pikë. /Insajderi.com