Së paku 16 ushtarë janë vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur dhe një tjetër është rrëmbyer gjatë një sulmi në pjesën veriperëndimore të Nigerit, afër kufirit me Malin, transmeton Insajderi.
Incidenti ndodhi të shtunën në lokalitetin Tillia, rajoni Tahoua, tha për AA një zyrtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Persona të armatosur të paidentifikuar në motoçikleta në zonën Ekenewane dhe Intazey i zunë pritë patrullimit rajonal të Gardës Kombëtare të Nigerit. Si rezultat, dy automjete të ushtrisë u dëmtuan dhe një i tretë u mor me vete. Një numër i madh i sulmuesve u vranë gjithashtu.
Rajonet Tillaberi dhe Tahoua të Nigerit janë përballur me sulme të përsëritura të armatosura që nga viti 2017, prandaj u vendos gjendje e jashtëzakonshme.
Niger, Burkina Faso dhe Mali në Sahel janë epiqendrat e një prej krizave të zhvendosjes me rritjen më të shpejtë në botë. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, rajoni pret 851.000 refugjatë dhe gati dy milionë njerëz të zhvendosur. /Insajderi.com