Numri i rasteve të reja me Coronavirus në Gjermani është rritur.
Në 24 orët e fundit, në këtë shtet janë regjistruar shtatë mijë e 534 raste të reja pozitive.
Numri i të infektuarve ka shkuar në tre milionë e 433 mijë e 516, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 315 pacientë të infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 82 mijë e 591./Insajderi.com