Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka thënë se ndeshja ndaj Islandës ka qenë më e mira që Kosova ka zhvilluar deri më tani.
Në një intervistë pas ndeshjes me Supersport, Bunjaki ka thënë se Kosova bëri një ndeshje të mirë.
“Mendoj se është loja më e mirë e jona që kemi bërë deri tash”, ka deklaruar trajneri i Kosovës.
“U munduam që në pjesën e dytë të luajmë me tre sulmues. E kemi ditur se Islanda nuk lë mundësi për të krijuar mundësi të mira”, tha ai.
Kosova humbi me rezultat 2-1 nga Islanda. Golat për islandezët i shënuan Bjordosson dhe Sigurdsson, ndërsa për Kosovën realizoi Nuhiu. /Insajderi.com