Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i skadoi të mërkurën afati prej 28 ditësh për ta formuar qeverinë e re, siç ishte e paraparë me ligj, transmeton Insajderi.
Tani është mundësia që partia konservatore e Netanyahut të shkojë në opozitë – për herë të parë pas 12 viteve.
Netanyahu, ka qenë në detyrë që nga viti 2009. Ai është në gjyq për akuzat e korrupsionit penal që ai mohon, raporton Reuters.
Mandati i tij 28-ditor për të krijuar koalicion mbaroi në mesnatë pasi nuk arriti të binte dakord me partnerët e mundshëm të krahut të djathtë, duke i hapur rrugën Presidentit Reuven Rivlin t’i caktojë detyrën një anëtari tjetër të parlamentit.
Presidenti izraelit pritet që t’ia besojë mandatin Jair Lapidit, liderit të partisë qendore, e cila në zgjedhje u radhit e dyta apo edhe Naftali Benet, liderit të partisë e “Djathta”.
E nëse të gjitha opsionet nuk japin ndonjë rezultat, do të mbahen zgjedhjet e pesta nga prilli i vitit 2019./Insajderi.com