Bordi i Facebook-ut vendosë nëse do t’ia rikthejë llogarinë Trumpit

Bordi i Facebook-ut vendosë nëse do t’ia rikthejë llogarinë Trumpit

Bordi Mbikëqyrës i Facebook, do të vendosë nëse ish-presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, do t’i rikthejë përsëri rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, transmeton Insajderi.

Siç njoftuan nga ky bord, Facebook duhet të rishikojë vendimin brenda gjashtë muajve.

“Brenda gjashtë muajve nga ky vendim, Facebook duhet të rishikojë dënimin arbitrar që vendosi më 7 janar dhe të vendosë ndëshkimin e duhur,” shkroi bordi në vendimin e tij. “Ky ndëshkim duhet të bazohet në peshën e shkeljes dhe perspektivën e dëmit në të ardhmen. Ai gjithashtu duhet të jetë në përputhje me rregullat e Facebook për shkelje të rënda, të cilat duhet, nga ana tjetër, të jenë të qarta, të nevojshme dhe proporcionale”, thuhet në njoftimin e këtij bordi.

Trump u ndalua nga dy rrjetet sociale në janar pas trazirave në Capitol Hill, shkruan ‘BBC’.

Sipas mediave amerikane, vendimi i bordit pritet të njoftohet të mërkurën.

“Vendimi i së mërkurës mbi Trump është vendosur të jetë vendimi më i madh që Bordi ka marrë që kur u formua vitin e kaluar. Ky vendim nuk mund të apelohet dhe nuk mund të anulohet nga asnjë punonjës i Facebook”, thuhet në artikullin e publikuar nga kjo media.

Ky vendimi vlen edhe për Instagramin në pronësi të Facebook, ku Trump ka një llogari.

Trump ka pothuajse 60 milionë ndjekës në Facebook dhe Instagram. /Insajderi.com