Derbi gjilanas mbyllet pa fitues, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët

Derbi gjilanas mbyllet pa fitues, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët

Derbi i javës së 33-të në Superligë është zhvilluar në Gjilan, ku derbi mes rivalëve të qytetit, Gjilanit dhe Dritës është mbyllur pa fitues 1:1, njofton Insajderi.

Gjilani, edhe pse ekip pa objektiva këtë sezon pasi ndodhet në pozitën e katërt, pozitë që ka siguruar mbijetesën, por nuk ka arritur pozitat që dërgojnë në garat evropiane, ka arritur ta ndal rivalin e qytetit, Dritën, e cila ndodhet në pozitën që lufton për titull, në një barazim.

Ndeshjen më mirë e filloi Gjilani e cila shënoi gol që në minutën e 20-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale në favor të nikoqirëve.

Pjesa e dytë filloi më mirë për miqtë, të cilët rrezikuan, pasi kërkonin sa më parë golin e barazimit. Kampionët aktual të Dritës u rikthyen në lojë në minutën e 59-të të takimit, kur Esosa Priestley Irogue shënoi për 1:1, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i rivalëve të urryer të qytetit.

Me këtë pikë të fituar, Drita ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull, pasi ka grumbulluar 69 pikë në vendin e dytë, tre më pak se Prishtina lidere.

Gjilani, në anën tjetër, ndodhet në vendin e katër me 48 sosh. /Insajderi.com