Lazio mendon afrimin e sulmuesit spanjoll të United

Lazio mendon afrimin e sulmuesit spanjoll të United

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po kërkon të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës duke provuar të afrojë sulmuesin e “Djajve të kuq”, spanjollin Juan Manuel Mata, njofton Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Tempo”, e cila ndër të tjera shtoi se pengesë për momentin mbetet vetëm paga e lartë e spanjollit, i cili aktualisht fiton tetë milionë euro në sezon te United, por mund të gjendet një marrëveshje me një përgjysmim page për dy vjet me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Mata do të ishte goditje për Lazion pasi do të vinte në Romë me parametra zero. Vitin e kaluar, Tare provoi një operacion të ngjashëm me spanjollin David Silva, por ky i fundit refuzoi duke shkuar kaluat tek spanjollët e Real Sociedadit. /Insajderi.com