Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i ka kërkuar Kinës që të marrë mbrapsht 1.000 doza të vaksinës së Coronavirusit Sinofarm të dhuruar më parë, transmeton Insajderi.
Sipas lajmit të BBC-së, presidenti Duterte, i cili ka qenë cak i kritikave për përdorimin e vaksinës Sinopharm para se të lëshohej autorizimi i përdorimit, ka vendosur të kthejë mbrapsht vaksinat e dhuruara.
Duterte pranoi kritikat në lidhje me rrezikun e përdorimit të vaksinës para lëshimit të lejes dhe tha se i vinte keq për këto zhvillime.
Ai theksoi se e mori vaksinën me nxitjen e një mjeku, duke shtuar se është e nevojshme të vëzhgohen rastet e përdorimit të vaksinës Sinopharm përmes arsyeve të përdorimit.
Mediat lokale raportojnë se pas vaksinimit më 4 maj, Duterte deklaroi “se marrja e vaksinës pa leje është e rrezikshme dhe paralajmëroi popullatën e Filipineve që të mos e ndjekin atë”.
Në Filipine, vaksinat AstraZeneca dhe vaksina kineze Sinovac janë licencuar për përdorim.
Në 24 orët e fundit, 6.637 raste të reja të infeksionit u regjistruan në Filipine, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.080.172, ndërsa me 191 vdekjet e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 17.991. /Insajderi.com