Sonte zhvillohet finalja e parë në mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Sonte zhvillohet finalja e parë në mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sonte në ndeshjen finale të “Play Offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, përcjell Insjaderi.

Sfida mes tyre do të zhvillohet në “Karagaq” duke filluar nga ora 20:15.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës në basketboll.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën me rezultat 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaloi në finale me serinë 3:2.

Ndërsa, Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, ndërsa në gjysmëfinale eliminoi Rahovecin 3:2.

Klubi nga Peja ka bërë të ditur se basketbollisti, Brandon Walters do të luajë sonte kundër KB Ylli./Insajderi.com