Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se do të ketë mbështetje për ata që kanë humbur punën gjatë pandemisë.
Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë ku dhe u votua plani 2021-2015, Murati tregoi për prioritetet e Qeverisë.
Si fokus përmendi punësimin dhe drejtësinë, njofton Insajderi.
“Tek punësimi do të ketë masa mbështetëse për ata që e kanë humbur punën, dhe për ata që do të hyjnë në punë për herë të parë, këtu duhet shtuar edhe punësimin e grave, prandaj fokus të veçantë do të kenë gratë që kanë biznese”.
Murati foli edhe për formalizimin e ekonomisë në mënyrë që të rritën të hyrat e buxhetit.
Ai përmendi edhe potencialin që e ka mërgata në zhvillimin ekonomik. /Insajderi.com