Pakistani ka shpallur izolim të pjesshëm tetë-ditor përpara festimit të Fitër Bajramit javën e ardhshme, transmeton Insajderi.
Bizneset që nuk janë esenciale duhet të mbyllen dhe udhëtimet në të gjithë vendin janë të kufizuara nga 8-16 maj.
Vendi aktualisht po përballet me valën e tretë të COVID-19, me mbi 140 mijë raste dhe tre mijë e të vdekur vetëm në prill, shkruan BBC.
Zyrtarët kishin paralajmëruar se kufizimet ishin të nevojshme duke pasur parasysh rritjen e rasteve në shtetin fqinj, Indi.
Pakistani regjistroi katë mijë e 109 raste pozitive të shtunën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Transporti brenda dhe ndërmjet rajoneve e qyteteve kufizohet në vetëm automjete private, taksi dhe trena, të gjitha me kapacitet të reduktuar./Insajderi.com