Bayern Munchen shpartallon Monchengladbachun, feston titullin në Bundesligë

Bayern Munchen shpartallon Monchengladbachun, feston titullin në Bundesligë

Bayern Munchen është shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të 31-të në histori, njofton Insajderi.

Skuadra e Hans Flick, shpartalloi me rezultatin 6-0, Borussia Monchengladbach në sfidën e vlefshme për javën e 32-të, ku njeriu i ndeshjes ishte polaku Lewandowski i cili realizoi het-trik.

Bavarezët ishin të papërmbajtshëm në këtë përballje, teksa shënuan plot katër herë në pjesën e parë. Leva hapi serinë e golave në minutën e dytë, për të vijuar më pas me Mullerin në të 23-të, që dyfishoi shifrat. Polaku ngriti rezultatin në 3-0 në minutën e 34-të, teksa 20 minuta më pas ishte Coman, që vulosi pjesën e parë në 4-0.

Bayerni nuk u mjaftua me epërsinë e katër golave, teksa realizoi edhe të dy të tjerë me anë të Lewandowskit në minutën e 66-të dhe Sane në minutën e 85-të. Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur, skuadra e Flick udhëheq me 10 pikë diferencë nga Leipzigu i vendit të dytë.

Ky është titulli i dytë radhazi për trajnerin gjerman që në fundin e këtij sezoni do t’i thotë lamtumirë skuadrës. Gjasat janë që Flick të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas kampionatit Europian, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare. /Insajderi.com